Freelancer Kodi i Sjelljes

Freelancer ka detyrimin të zhvillojë aktivitetin në përputhje me të gjitha rregullat, rregullloret dhe ligjet në fuqi. Ne jemi të vendosur të ndihmojmë të gjithë Përdoruesit të veprojnë në mënyrë të tillë që ruan besueshmërinë dhe respektin.

Ky Kod është menduar si një udhëzues për përdorimin e Sajtit tonë në mënyrën e duhur dhe duhet ndjekur gjatë gjithë kohës. Shkeljet e këtij Kodi që ndiqen sipas Rregullores së Shkeljeve do të shkaktojnë masa disiplinore, deri në, dhe përfshirë, mbylljen e llogarisë.

Të gjitha pyetjet lidhur me këtë Kod duhet t’i adresohen Ekipit të Ndihmës Freelancer ku ne mund t’ju japim më shumë informacion lidhur me procedurën(at) e duhur(a) që duhen(t) ndjekur, dhe të adresojmë shqetësimet që mund të keni.

Sjellja personale

  • Do të veproj në mënyrë etike dhe me integritet.
  • Do të jem konform të gjitha rregullave të Freelancer.
  • Do të respektoj të drejtat e të gjithë Përdoruesve.
  • Nuk do të shpërdoroj informacionet private, apo marr pjesë në ndonjë praktikë tjetër të pa-ligjshme.
  • Do të respektoj interesat, të drejtat dhe sigurinë e Përdoruesve.
  • Nuk do të ngacmoj, bëj presion apo diskriminoj.
  • Nuk do të falsifikoj identitetin tim apo të ndonjë tjetri dhe do të jap informacion të vërtetë dhe të saktë.
  • Unë nuk do të kërkoj të komunikoj ose të marr pagesa jashtë sajtit.
  • Nuk do të pranoj të kryej punë të cilën nuk jam i/e aftë ta kryej.
  • Nuk do të kërkoj lëshimin e Pagesave Milestone paraprake përpara se të dorëzoj punën.

Materialet e përdoruesit

Unë mbaj përgjegjësi për materialet që postoj Freelancer dhe:

  • Nuk do të postoj material që shkel ndonjë të drejtë autori apo të drejta të tjera të pronësisë intelektuale.
  • Nuk do të postoj materiale që shkel ndonjë ligj apo rregullore.
  • Nuk do të postoj material përçmues.
  • Nuk do të postoj material është i turpshëm apo përmban pornografi fëmijësh.
  • Nuk do të postoj material që përmban informacion jo të plotë, të rremë, apo të pasaktë për ndonjë person, produkt ose shërbim.
  • Nuk do të postoj material që përmban virus apo programe që synojnë të dëmtojnë sistemin.
  • Nuk do të postoj material që ngarkon me përgjegjësi Freelancer apo dëmton veprimet e tij të biznesit ose reputacionin.

Konfidencialiteti

  • Do të respektoj privatësinë dhe fshehtësinë.
  • Nuk do të bëj publike të dhënat ose dokumentet që marr, në kundërshtim me si kërkohet në ligj ose ku jepet autorizim nga Freelancer.

Kontakt

  • Nuk do t’u kërkoj përdoruesve të tjerë në Freelancer të dhënat private të kontaktit dhe do të komunikoj me ta vetëm nëpërmjet opsioneve zyrtare të uebsajtit.

Mashtrim

  • Nuk do të marr pjesë në mashtrim.
  • Nuk do të krijoj llogari të shumëfishta.
  • Unë nuk do të përdor Sajtin për të transferuar fonde në mënyrë të jashtëligjshme.
  • Nuk do të përdor Sajtin për të dhënë reagim të rremë për ndonjë person, produkt ose shërbim.

Komunikimi

  • Do të shmang teprimet, vёrejtjet ofenduese, and referencat e pahijshme.
  • Nuk do të marr pjesë në sulme personale, kritika negative apo kritika të tjera të padrejta, dhe në asnjë sjellje tjetër jo-profesionale.

Paraqitja e ofertave

  • Nuk do të dërgoj ofertë më të ulët për të shmangur tarifat.
  • Nuk do të marr pjesë në projekte që përfshijnë sjellje të paligjshme.
  • Unë do të bëj oferta vetëm në projekte që planifikoj të përfundoj.

Mesazh Spam ose Reklamë

  • Nuk do të dërgoj mesazhe spam apo reklamoj uebsajtin ose shërbimin tim ose deri sa ndalohet.

Anëtarë të referuar

  • Nuk do të referoj vetëveten për Programin e Ndërmjetësimit.
  • Nuk do të marr emra nga listat postare, mesazhet në grup, etj për të dërguar mesazhe të panjohura (“Spam”).

Pagesat

  • Nuk do të përdor Freelancer për të lehtësuar shkëmbim parash përfshirë, por jo vetëm, valute cryptocurrency (p.sh. bitcoin, ethereum, etc).

Ky artikull është marrë nga: https://www.freelancer.com.al/

19 Nëntor, 2019

Ky material është krijuar me mbështetjen financiare Bashkimit Europian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Shoqatës Kombëtare Jetimëve Shqipërisë  dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian.

This project is being implemented under the initiative WEB4YES -Western Balkan Civil Society Organizations for Youth Employment. Support, coordinated by Belgrade Open School, with the financial support of the EU.

top
© Youth online Work. All rights reserved.

Setup Menus in Admin Panel

Follow by Email
YouTube
Instagram