Si te punojme nga shtepia

Si të punoni nga shtëpia?

Për të siguruar të ardhura duke punuar nga shtëpia dhe për të jetuar një jetë të lumtur pa u shkëputur nga përditshmëria e tyre dhe nga komoditeti, njerëzit po bëjnë punë online. Sepse interneti i ka afruar njerëzit me botën dhe shërbimet. Gjëja më e mirë që ka ndodhur në këtë rast është zvogëlimi i distancës ndërmjet blerësve dhe shitësve. Për shkak të kësaj lidhjeje kompanitë po punojnë dhe veprojnë në internet.

Ju duhet të bëni vetëm punë të ligjshme.


Që të mos humbi kohën dhe paratë  ne mund t’ju udhëzojmë se si të shfrytëzoni sa më mirë potencialin e rrjetit për të punuar nga shtëpia apo nga të dëshironi ju. Orjentimi ynë do t’ju paraqesë disa prej punëve që mund të bëni si Freelancers.

Ju mund të bëni këto punë nga shtëpia pa patur nevojë që të bëni investime.
Punët me bazë në shtëpi janë shumë më të lehta për të bërë. Gjithcka që ju duhet është një lidhje e mirë në internet, telefon celular dhe kompjuter ose laptop, tryezë pune dhe padyshim një filxhan kafe pranë jush. Nëse ju do të dini se si të bëni punë nga shtëpia atëherë jemi të sigurtë se do të siguroni të ardhura online.

Si të punoni nga shtëpia?


Puna nga shtëpia bëhet duke qëndruar në shtëpi. Pra, nuk duhet të dilni jashtë për të bërë punë. Kjo do të thotë që ju mund të siguroni të ardhura nga shtëpia duke bërë disa punë online në fushën tuaj të ekspertizës. Për të punuar nga shtëpia ju nevojitet një kompjuter, internet dhe njohuri. Gjëja më e rëndësishme, për të punuar nga shtëpia është që të keni aftësi dhe njohuri. Askush nuk mund të sigurojë të ardhura nëse ai/ajo nuk përdor aftësitë dhe njohuritë e tij/saj. Mos u shqetësoni për këtë, rrjeti ka shumë mënyra ku mund të mësoni dhe të thelloni njohuritë tuaja.

Për të punuar nga shtëpia keni nevojë për disa aftësi bazë gjuhësore, aftësi lundrimi në Internet, aftësi në shkrim dhe shumë aftësi të tjera sipas punës që do të bëni nga shtëpia. Këtu po ju paraqesim disa nga punët më të mira që mund të bëni nga shtëpia…

Ky material është krijuar me mbështetjen financiare Bashkimit Europian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Shoqatës Kombëtare Jetimëve Shqipërisë  dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian.

This project is being implemented under the initiative WEB4YES -Western Balkan Civil Society Organizations for Youth Employment. Support, coordinated by Belgrade Open School, with the financial support of the EU.

top
© Youth online Work. All rights reserved.

Setup Menus in Admin Panel

Follow by Email
YouTube
Instagram