Profili profesional

Youth Online work eshte platforma ideale per te treguar aftesite tuaja, per te ekspozuar portofolin e puneve tuaja, per te njohur profesioniste, kolege e bashkepunetore potenciale me te cilet mund te eksploroni mundesi te pafundme partneriteti, pune e biznesi.

Ne portalin YOW ju mund te vendosni kontakte te drejtperdrejta me biznese, kompani dhe aktore te tjere te interesuar per aftesite tuaja.

YOW gjithashtu eshte nje qender formimi virtuale ku mund te ndiqni Kurse Profesionale qe sherbejne ne rritjen e aftesive tuaja.

Ne nje treg dinamik pune ku ka zhvillime te shpejta te teknologjise, ekonomise dhe kerkesave te tregut, aftesimi i vazhdueshem dhe te nxenit gjate gjithe jetes eshte nje domosdoshmeri.

YOW ofron mekanizmat e duhur per te ecur gjithmone me hapin e kohes dhe me zhvillimet e tregut dhe teknologjise se informacionit.

Nepermjet kesaj platforme ju mund te ekspozoheni ndaj klienteve tuaj potenciale, bizneseve, kompanive, organizatave, institucioneve, dhe individeve qe kane nevoje per sherbimet tuaja.

Nje faktor kyc ne suksesin e cdo iniciative, biznesi, produkti e cdo lloj tjeter aktiviteti eshte prania dhe ekspozimi ne rrjet. Ne rrjet, cdo subjekt ka mundesi te reklamoje produktet apo sherbimet qe ofron ne vemendjen e nje komuniteti te madh dhe per pasoje te percoje mesazhin dhe sherbimet e tij tek kjo audience. Numri i personave qe marrin njohuri per produktet apo sherbimet e biznesit, niveli i pelqyeshmerise, komentet dhe vleresimi i tyre jane nder indikatoret kryesore te suksesit te cdo subjekti. Pervec se te shtoje fitimet nepermjet kesaj audience, subjekti ka mundesi dhe te mase performancen e tij dhe te permiresohet fale analizes se kesaj audience, keshillave, verejtjeve dhe komenteve.

Per secilin nga keto sherbime, subjekti ka nevoje per profesioniste qe njohin dhe ndertojne teknikat me bashkekohore te fushes, ne menyre qe te afrohet me qasjen e duhur ndaj komunitetit dhe te perfitoje nga analizat e kesaj audience per t’u permiresuar.

YOW eshte vendi i duhur ku biznesi mund te takoje profesionistet e lire, te ndjeke dhe te vleresoje performance e tyre dhe te ndertoje me ta marredhenie partneriteti me perfitim te perbashket (Win-Win)

Eshte ne doren tuaj qe te perdorni te gjithe potencialin e kesaj platforme dhe komunitetit qe kjo platforme ka mbledhur rreth saj.

Nuk ka rendesi nese jeni profesionist, biznes, institucion apo individ, je ne vendin e duhur per t’u lidhur me bashkepunetoret, klientet dhe sherbimet e deshiruara.

Mire se vjen ne komunitetin tone!

Ky material është krijuar me mbështetjen financiare Bashkimit Europian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Shoqatës Kombëtare Jetimëve Shqipërisë  dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian.

This project is being implemented under the initiative WEB4YES -Western Balkan Civil Society Organizations for Youth Employment. Support, coordinated by Belgrade Open School, with the financial support of the EU.

top
© Youth online Work. All rights reserved.

Setup Menus in Admin Panel

Follow by Email
YouTube
Instagram